Aktualitet

Mbante armë dhe jelek anti-plumb, e dashura e Aleksandër Sadikajt tregon lëvizjet e fundit para atentatit

Shkruar nga Liberale
Mbante armë dhe jelek anti-plumb, e dashura e Aleksandër Sadikajt

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikaj, të cilit iu bë atentat ditën e shtunë, në zonën e Saukut.

Policia ka gjetur në banesën e tij një jelek anti-plumb, municione dhe një kavanoz me kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë, të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime te forta se i riu i druhej ndonjë atentati.

Po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve te fundit. Hetuesit janë të bindur se objektiv i atentatit ka qenë Aleksandër Sadikaj edhe pse targat ishin në emër të një tjetër personi. Viktima ka blerë automjetin pesë muaj më parë, por nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit.

Dëshmitë

Në pyetje janë marrë disa person, të afërm por edhe e dashura e Sadikajt me të cilën jetonte me qira në Sauk. Shtetasja me inicialet I.K., pohoi se jetonte me Sadikajn prej 3 vitesh.

“Aleksandri zakonisht rrinte në Tiranë ku ka një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj se kishte një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri, të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë në Memaliaj pasi interesohej në lidhje me fermën. Në dijeninë time, nuk kam vënë re ndonjë gjë të dyshimtë kohët e fundit dhe as ndonjë shqetësim te Aleksi. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi dhe bizneset po i ecnin mirë", ka deklaruar vajza para hetuesve., thuhet në dëshminë e vajzës në dosjen hetimore.

Miku i fëmijërisë së Aleksandër Sadikajt ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte dijeni në lidhje me ndonjë konflikt që mund të kishte. Ai ka pohuar se Aleksandri mbante 2 apo 3 aparate celular, ndërsa sipas tij nuk kuptonte arsyen, me argumentin se ai nuk fliste me ndonjë person në sy të tij.

Një shoku i tij nga Kuçova i njohur me pseudonimin Peqja i kishte borxh atij rreth 2 milionë lekë të reja dhe do ia kthente me përqindje. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marrë lekët një tjetër person po nga Kuçova. Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.

Lëvizjet para atentatit

Sadikaj ka qenë në Tepelenë dy ditë më parë para atentati. Një mbrëmje para atentatit, i riu ka qenë në një lokal pranë “Pallatit me Shigjeta”, bashkë me të dashurën e tij. Në hetuesi, e dashura e tij ka pohuar se nuk ka vërejtur lëvizje të dyshimta. Ajo ka pohuar se pasi kanë marrë makinën kanë parë një problem tek pjesa e serbatorit pasi ishte e hapur. Pasi kanë shkuar në banesë, 5 minuta pasi ka ecur me makinë, ka ndodhur edhe shpërthimi i makinës.

Policia ka tre pista hetimesh. E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme, që mund të kishte kohët e fundit i riu, ndërsa pista e tretë është ajo e e borxheve.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH