Aktualitet

Mazniku: Shkolla “Sami Frashëri” do të shembet brenda kësaj jave

Shkruar nga Liberale
Mazniku: Shkolla “Sami Frashëri” do të shembet brenda

Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë një  interviste për 'Ilva Now' në Euronews Albania ka bërë të ditur vendimin për shembjen e shkollës “Sami Frashëri”. Vendimi është marrë pasi grupi i vlerësimin të dëmit nga tërmeti i 26 nëntorit e ka shpallur ndërtesë të dëmtuar rëndë.

“Kemi marrë vendim për prishjen shkollës “Sami Frashëri” dhe për rindërtimin e saj. Kemi miratuar fondin e rindërtimit. Do të jetë një shkollë më e mirë dhe më e madhe. Brenda kësaj jave do të shembet godina dhe brenda 1-2 vit do të ketë shkollë të re”, deklaroi z. Mazniku duke shtuar se nxënësit do të rivendosen në objekte të tjera.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës foli më tej për procesin e vlerësimit përfundimtar të dëmit të shkaktuar nga tërmeti i vitit të kaluar, ku në kryeqytet ka pasur 17 mijë aplikime. Z. Mazniku u shpreh se, po bëhet vlerësimin në terren për çdo familje që ka kërkuar dëmshpërblim duke nënvizuar se procesi pritet të përfundojë brenda një muaji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH