Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur gjatë ditës së sotme për takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Para mediave, Kurti ka thënë se sipas mundësive do të ketë takime të tjera me LDK-në dhe se marrëveshja për koalicion është e mundur.
“E di interesimin e juaj. Më lejoni të ju them se me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, është e nevojshme sepse qytetarëve u nevojitet ajo, mirëpo, këto nuk janë lajme, kur të kemi rezultate konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse, që i bashkëngjiten harmonizimit programor, do të kemi se çka të themi”, tha ai./Gazeta Liberale