Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në liqenin e Banjës në Gramsh. Një makinë ka përfunduar në liqen e për rrjedhojë ka humbur jetën shoferi, trupi i të cilit është nxjerrë nga Policia.
Sipas Abc News, viktima është një 57-vjeçar me iniciale G.A, i lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë. Mësohet se burri po shkonte tek të afërmit.
Makina kishte ndaluar në anë të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesia ka përfunduar në liqen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe./Gazeta Liberale