Kreu i SPAK, Altin Dumani, është parë në stadiumin "Air Albania" mes tifozëve kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Serbi e cila mbylli pjesën e parë në barazim pa gola.
Mungonte kryeministri Edi Rama. Por në stadium ndodhej kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu. Ministra dhe deputetë ishin pjesë e ndeshjes.
Vlora Hyseni është fotografuar në stadiumin Arenën Kombëtare, duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Drejtoresha e SHISH ka zgjedhur të veshë për këtë ndeshje fanellën e kombëtares shqiptare.
Në fotot e publikuara shihen edhe gazetarët e njohur Andi Bushati, Baton Haxhiu si dhe motrat Luana e Marina Vjollca.
Kombëtarja shqiptare po përballet me Serbinë në “Air Albania” në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Teksa luhet pjesa e dytë, në stadiumin kombëtar të mbushur plot dëgjohet kënga “Mora Fjalë” kushtuar Adem Jasharit.