Një ngjarje tragjike ka ndodhur botën e sportit shqiptar në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka ndërruar jetë.
Futbollisti Bledar Hajdari, i skuadrës së Dajtit, pësoi atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.
Pas këtij lajmi të trishtë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, ku shprehen se pavarësisht ndihmës së dhënë, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë përveç ngushëllimeve për familjen e të riut FSHF thotë se ndarja nga jeta e Bledar Hajdarit është humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.
Reagimi i plotë:
Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .
Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.
Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.
Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.
FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.
Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.