Politikë

“Politikat e 12 viteve kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha iu siguron që të gjeni suksesin këtu!

Shkruar nga Liberale

“Politikat e 12 viteve kanë vështirësuar qëndrimin e

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, së bashku me Sali Berishën, zhvilluan ditën e sotme një takim me të rinjtë e FRPD-së.

Në fjalën e tij, LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.

“Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj,” u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”.

Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik dhe inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë aktive e procesit: “Ju keni aftësinë dhe mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit tuaj, por nuk do ta bëni dot nëse nuk shfaqeni aty. Bota kontrollohet nga ata që paraqiten dhe bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”.- u shpreh 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH