
Andre Onana ishte në qendër të kritikave pas barazimit të Manchester United ndaj Lyon në Europa League me rezultatin 2-2.
Portieri kamerunas ishte fajtor te dy golat e pësuar nga ekipi i tij, në fillim dhe fund të ndeshjes.
Megjithatë, në mbështetje të Onanës ka dalë trajneri Ruben Amorim, i cili deklaroi se ka besim tek ai dhe nuk ka asgjë për t’i thënë.
“Kam besim të madh tek ai. Mund të ndodhë të bësh gabime, kur luan kaq shumë ndeshje. Nëse e shikojmë këtë sezon, unë kam bëtë shumë gabime gjithashtu. Nuk kam asgjë për t’i thënë Onanës për momentin. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të analizojmë golat e pësuar dhe çfarë bëri Onana në lojë”, deklaroi Amorim.