Sport

Kaljari merr vendimin përfundimtar, që bën të pakënaqur portierin Alen Sherri

Shkruar nga Liberale

Kaljari merr vendimin përfundimtar, që bën të pakënaqur

Alen Sherri veshi fanellën e Kaljarit në Serinë A që në sezonin e tij të parë pas transferimit nga Egnatia. Gardiani shqiptar luajti 6 ndeshje në Serinë A dhe 1 në Kupën e Italisë në këtë sezon, duke treguar aftësitë e tij.

Por me sa duket kjo nuk ka bindur Kaljarin për t’i besuar përfundimisht fanellën e titullarit, pasi klubi afroi në janar Elia Kaprile, një të ri të talentuar i cili ka qenë titullari i U21 të Italisë, nga radhët e Napolit. Ai u afrua në huazim dhe pritej që vendimi për të ardhmen e portës së Kaljarit të merrej në fund të edicionit.

Por me afrimin e fundit të kampionatit dhe me mbijetesën që duket thuajse e sigurt në elitë, mediat italiane raportojnë se Kaljari ka vendosur të blejë kartonin e Kaprile nga Napoli. Në kontratën e huazimit është vënë klauzola prej 8 milionë eurosh për portierin dhe te Kaljari do ta aktivizojnë në verë për të siguruar kartonin e tij.

Me një investim kaq të rëndësishëm, është e qartë se ai do të jetë titullari i portës së Kaljarit dhe Sherri duhet të presë me durim përsëri momentin e tij për të zbritur në fushë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH