Ishte përfaqësues i një shkolle të madhe.
Leo Benhaker, trajneri simpatik dhe origjinal holandez kaloi në histori, ndërsa mbylli sytë në moshën 82-vjeçare.
Njeriu që drejtoi Ajaksin, Fejnordin dhe Realin e Madridit, do të mbahet mend si përfaqësues I futbollit sulmues dhe pa kompromis, që fitoi tituj, edhe pse jo në kupat e Europës.
Me Ajaksin fitoi dy kampionate të Holandës, dhe një titull tjetër në Holandë e mori në stolin e Fejnordit.
Në 1986, Benhaker u caktua trajner I Realit, duke fituar tre tituj radhazi kampion në Spanjë, në 1987, 1988 e 1989.
Fitoi edhe Kupën e Mbretit në Madrid në 1989, ndërsa në Kupën e Kampionëve eliminoi skuadra të shquara si Napolin e Maradonës apo Juventusin, por nuk arriti ta fitonte dot trofeun.
Në vitin 2006 u bë trajner I Polonisë, duke e kualifikuar këtë kombëtare në fazën finale të Kampionatit Europian 2008, për herë të parë në historinë e saj.
Më herët, arriti një tjetër sukses, duke kualifikuar një kombëtare modeste si Trinidad e Tobago në fazën finale të Kupës së Botës në 2006.