UEFA e zyrtarizoi vendin se ku do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Air Albania” do të jetë pritës në një prej sfidave më interesante të Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, ndeshje që pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë me tre pikë, ndërsa Anglia gjendet në vendin e parë me gjashtë.