Fitimi i Ligës së Kampionëve të vitit 2024 e ndihmoi Real Madridin të bëhej klubi me fitimet më të mëdha për vitin që lamë pas në futboll. Real Madrid ka kryesuar listën e klubeve më të pasura të futbollit në botë, sipas një studimi të publikuar nga ekspertët financiarë Deloitte
Klubi spanjoll i futbollit fitoi mbi një miliard euro gjatë sezonit 2023/24. Ylli anglez Jude Bellingham ishte një nga lojtarët më të mirë të klubit, duke i ndihmuar ata të fitonin trofeun e Ligës së Kampionëve dhe titullin kampion në Spanjë.
Por cilat klube të tjera të futbollit hynë në listën e klubeve më të pasura dhe a është skuadra juaj e zemrës në top 10?
Një kombinim i parave që fitojnë klubet, nga shitjet e biletave, shitjeve fanellave, e drejta televizive, dhe të ardhurave të tjera nga bonuset për sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare, ndihmojnë për të shtuar para në klubet e futbollit.
Disa stadiume përdoren për qëllime të tjera, të tilla si koncerte muzikore apo edhe për pritje të eventeve të tjera politike, kulturore dhe sportive.
Për shembull, stadiumi i Tottenham Hotspur priti Beyonce në 2023, plus dy ndeshje të futbollit amerikan NFL. Klubet gjithashtu fitojnë shuma të mëdha parash nga shitja e të drejtave televizive për të shfaqur ndeshjet e tyre të futbollit në TV.
Beyonce zhvilloi pesë shfaqje në stadiumin e Tottenham Hotspur në vitin 2023. Edhe shfaqje si këto ndihmojnë për të rritur fitimet e klubeve të futbollit
Kur një klub merr pjesë në gara të shumta, si për shembull Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës, ka të ngjarë të fitojë më shumë para nga shitja e biletave për tifozët vendas dhe ata kundërshtarë si dhe ndeshjet që shfaqin më tepër interes dhe që shfaqen më shpesh në ekran.
Plus, përvojat e tifozëve në suitat e mikpritjes, ku njerëzve u shërbehen ushqime të bollshme, u sjellin gjithashtu shumë para klubeve. Edhe klubet me stadiume moderne kanë më shumë gjasa të fitojnë para të mëdha. Stadiumi i sapondërtuar në Tiranë, Arena Kombëtare, është një tregues i qartë sesi një i tillë gjeneron para edhe kur nuk luhet futboll.
Lista dominohet nga skuadrat angleze, ndonëse për shkak të suksesit madrilen asnjëra prej tyre nuk mban vendin e parë. Në Angli futbollit ndiqet masivisht dhe ndikim kanë biletat si dhe e drejta televizive. Skuadra e parë e Premierligës në listën e të pasurve është Manchester City i cili fitoi sezonin e kaluar 838,000 milionë euro.
Fitimet e tyre marramendëse u ndihmuan edhe nga suksesi që fituan titullin e katërt radhazi në Premier League, plus Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën Evropiane. Manchester United ishte klubi i katërt më i pasuri, me fitime prej rreth 771,000 milion euro.
10 klubet me fitimet më të mëdha për vitin 2024:
1: Real Madrid: 1.46 miliardë euro
2. Manchester City: 838 milionë euro
3. Paris Saint-Germain: 806 milionë euro
4: Manchester United: 771 milionë euro
5. Bayern Munich: 765 milionë euro
6. Barcelona: 760 milionë euro
7. Arsenali: 717 milionë euro
8. Liverpool: 715 milionë euro
9. Tottenham: 615 milionë euro
10. Chelsea: 546 milionë euro
Po në futbollin e femrave?
Barcelona kryesoi tabelën për ndeshjen e femrave për të tretin vit radhazi. Fitimet e tyre u rritën me 26% dhe shkuan në 18 milion euro ndërsa Arsenali është klubi që ka fituar më shumë para vitin e fundit duke shitur më shumë bileta për takimet e tyre, duke rritur kështu fitimet nga shitjet me 64%. Klubi londinez zhvendosi gjashtë nga ndeshjet e tij në shtëpi në stadiumin Emirates, i cili ka një kapacitet shumë të madh dhe siguroi një fitim prej rreth 15 milionë euro sezonin e kaluar. Chelsea ishte i treti (13 milion euro), Manchester United i katërti (11 milionë euro) dhe Real Madridi i pesti (10 milion euro).