Një lajm i trishtë për botën e futbollit shqiptar. Është ndarë para kohe nga jeta ish-arbitri dhe vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Mentor Sopjani.
Në moshën 54-vjeçare, Sopjani nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej muajsh. Lajmi është bërë i ditur nga ish-arbitrti Sokol Çekaj në rrjetet e tij sociale.
“Një lajm i hidhur për komunitetin tonë të arbitrimit, një nga miqtë dhe shokët, u nda jeta në moshë të re.
Ngushëllime familjes e të afërmeve të Mentor Sopjanit. Zoti të pastë në parajsë miku ynë”, shkruan Çekaj.