Sport

SHQIPËRI-SERBI/ Manaj humb 11-metërsh, mbyllet pa gola pjesa e parë (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

SHQIPËRI-SERBI/ Manaj humb 11-metërsh, mbyllet pa gola pjesa e

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Rey Manaj humbi një 11-metërsh në fund të pjesës së parë. Kuqezinjtë zjvilluan një 45 minutësh relativisht pozitiv.

Minutat pikante:

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Penallti për Shqipërinë.

43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.

35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

11′ Mitaj tenton me një predhë nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic. (VIDEO)

5′ Zivkovic provon me një gjuajtje të lehtë nga distanca, që grushtohet nga Strakosha. (VIDEO)

1′ Nis sfida historike në Tiranë, kuqezinjtë vetëm për fitore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH