Mbrojtësi i Juventusit në huazim te Ajax gjobitet dhe i hiqet licenca
Mbrëmja e 21 korrikut 2023 i kushtoi shtrenjtë Daniele Ruganit , ish-mbrojtësit të Juventusit, i dënuar sot në Torino nga një sgjykatë e shkallës së parë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjashtë muaj (me pezullim me kusht), plus 2 mijë euro gjobë me heqje të patentës dhe konfiskim të makinës së tij, një Maserati.
Faktet datojnë dy vjet më parë: më 21 korrik 2023, mbrojtësi që në atë kohë luante për Juventusin u përfshi në një aksident në periferi të qytetit të Torinos, në Corso Grosseto dhe doli pozitiv me një nivel të alkoolit në gjak mbi kufirin e lejuar. Ai mund të kishte pranuar propozimin e gjyqtarit të hetimeve paraprake për të paguar një gjobë prej 5 mijë eurosh, për të mbyllur çështjen ligjore, por nuk pranoi. Në verë, Rugani ra dakord për një transferim huazues te Ajax për Francesco Farioli deri në qershor 2025. Mbrojtja e tij njoftoi se lojtari do të apelojë vendimin. /Liberale.al/