Sport

Nëse Granit Xhaka do të sulmohet në Serbi, lojtari i Zvicrës: S’do bëhem bodigard i tij

Shkruar nga Liberale

Nëse Granit Xhaka do të sulmohet në Serbi, lojtari i

Remo Freuler, një prej lojtarëve të rëndësishëm në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll, është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Serbinë, që zhvillohet të shtunën në Leskovc.

Mediat zvicerane kanë shkruar se Freuler e ka gruan serbe dhe di disa fjalë serbisht.

Mesfushori 32-vjeçar ka folur për këtë në konferencë për shtyp.

“Është ndeshje e zakonshme kualifikuese, ka të bëjë me futbollin dhe asgjë tjetër. Të afërmit do të thonë disa fjalë si ‘mos shëno gol ndaj nesh’, por është ndeshje normale. Nuk kam bast me gruan time”, ka thënë Freuler.

Ai ka treguar se në verë ka kaluar pesë ditë në Beograd. Pasi gruaja e tij flet shumë me fëmijët, edhe Freuler i ka mësuar disa fjalë serbisht.

Sa i takon ndeshjes, ai nuk pret telashe. “Disa provokime janë normale, por duhet të ketë vetëm futboll”.

Më pas Freuleri është pyetur nëse do të jetë përkrah Xhakës si bodigard nëse kapiteni i Zvicrës sulmohet.

“Qartë se nuk jam bodigard i Xhakës. Nuk mendoj se do të ketë nevojë. Asgjë nuk do të ndodhë”, ka thënë mesfushori, sipas “20min.ch”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH