Sport

Muriqi fiton derbin e shqiptarëve në Spanjë, i jep fitoren skuadrës së tij përballë Balliut

Shkruar nga Liberale

Muriqi fiton derbin e shqiptarëve në Spanjë, i jep fitoren

Sulmuesi Vedat Muriqi është rikthyer me gol pas dëmtimit. Sulmuesi i Kosovës, ishte vendimtar për Mallorca-n, në fitoren minimale ndaj Rayo Vallecano, skuadër ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, i cii në këtë takim ishte titullar.

Muriqi shënoi golin e avantazhit dhe të vetmin e ndeshjes, në minutën e 75-të, pas një asisti të marrë nga Rodriguez.

Sulmuesi 30-vjeçar kishte humbur tre ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, por duket se është rikthyer në formë të jashtëzakonshme.
Ky është goli i dytë sezonal për Muriqin në La Liga, pasi më herët shënoi në barazimin 1-1 ndaj Real Madrid.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH