Sport

Mbappe i paska vënë Realit një kusht shumë të rëndësishëm… dhe “Los Blankos“ mesa duket janë gati t’ia plotësojnë

Shkruar nga Liberale

Mbappe i paska vënë Realit një kusht shumë të

Kilian Mbape duket gjithnjë e më pranë Realit të Madridit, me yllin francez që duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me PSG-në.

Gjithsesi, duket se “galaktikët“ duhet t’i plotësojnë një kusht tjetër 25-vjeçarit, duke kryer dhe një transferim tjetër nga Parisi.

Bëhet fjalë për vëllain e vogël të Kilian, Ithan, 17-vjeçari që aktivizohet me moshat e PSG-së.

Ithan Mbape është aktivizuar tre herë me ekipin e parë të “parizienëve”, teksa ka shkëlqyer te UEFA Youth League. Ky transferim nuk do të ndihmojë Realin vetëm që të arrijë te Kilian, por edhe duke përforcuar akademinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH