Sport

Lidhja qe beri bujë në media! Talenti 17-vjeçar i Real Madridit në lidhje me influenceren katër vjet më të madhe

Shkruar nga Liberale

Lidhja qe beri bujë në media! Talenti 17-vjeçar i Real Madridit

Endrick Felipe Moreira de Sousa po shihet si një nga talentët e rinj më të spikatur në botën e futbollit sot.

Pasi nënshkroi kontratë me Real Madridin vetëm në moshën 16-vjeçare, sulmuesi brazilian ka vazhduar të impresionojë të gjithë dhe të zhvillohet me shpejtësi, shkruan SportsBrief.com.

Së fundmi është bërë e ditur se talenti 17-vjeçar është në një lidhje dashurie me influencerën 21-vjeçare, Gabriely Miranda.

Lidhja e tyre ka bërë xhiron në mediet botërore, duke marrë paraysh faktin se e dashura e lojtarit është katër vjet më e madhe.

Miranda është një përkrahëse e madhe e Endrickes, e cila vazhdimisht i qëndron në krah.

Ajo është një modele si dhe një influencere që vjen nga Sao Paolo, Brazil; momentalisht ajo ka mbi 600 mijë ndjekës në Instagram.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH