Kukësi ka bërë surprizën më të madhe të këtij turi në Kupën e Shqipërisë, teksa ka eliminuar Partizanin edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë në fushën e vet.
Jo shumë i kishte llogaritur verilindorët si pretendentë për kualifikimin pas humbjes në ndeshjen e parë me shifrat 1-0. Por ata ia dolën të godasin me një gol të shkëlqyer të Hasajt në kryeqytet dhe pastaj u mbrojtën me rregull duke bërë që ndeshja të shkonte me shtesa dhe më pas me penallti.
Aty, peshoi goditja e gabuar e Atanaskoskit, i cili u neutralizua nga Tafas, ndërsa lojtarët e Kukësit shënuan të 5 tentativat e tyre, duke siguruar biletën për gjysmëfinalet e Kupës.