Lajm i keq për Kombëtaren në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Ukrainën.
Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Udinezes dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës me barelë.
Media italiane raporton se mund të mos jetë i disponueshëm për Atalantën për një periudhë 20-ditore, çka rrjedhimisht do të thotë se mund të ketë humbur dy ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën më 16 dhe 19 nëntor.
Gjimshti ka qenë vërtetë i pafat në Ligën e Kombeve humbi edhe dy ndeshjet e tetorit për shkak të dëmtimeve edhe ndeshjet e shtatorit dhe tetorit.