Si sot, 35 vite më parë, të shtunën e 15 Prillit 1989, ndodhi një nga tragjeditë më të rënda në futboll.
Gjatë gjysmëfinales së FA Cup mes Liverpool dhe Nottingham Forest, nëntëdhjetë e gjashtë tifozë të Liverpool shtypen për vdekje duke hyrë brenda stadiumit Hillsborough të Sheffield.
Tragjedia u shkaktua nga shtyrjet e tifozëve dhe përpjekja e tyre për të hyrë në stadium, ndërkohë që rrethimi i pengoi dhe bërë që të shtypeshin për vdekje me dhjetëra tifozë.
Tragjedia bëri që të forcoheshin masat ligjore për tifozët.
Anglia i hoqi rrethimet, por nëse një tifoz zbret në fushë, ai dënohet deri në 3 vite burg dhe përjashtohet përgjithmonë nga stadiumet.
/Liberale.al/