Kombëtarja humbi 2-1 me Ukrianën në Arena Kombëtare. Kuqezinjtë u ndëshkuan në fillim të pjesës së parë me dy gola të shpejtë. Në pjesën e dytë Bajrami shënoi me 11-metërsh, por Kombëtarja kuqezi nuk arriti dot të barazonte në minutat e mbetura.
Sylvinho surprizoi me rreshtimin e hedhur në fushë, duke ulur në stol Nedim Bajramin, teksa në vendin e tij ka aktivizuar Ernest Muçin. Jasir Asani do e nisë këtë sfidë nga minuta e parë, duke lënë pas dëmtimin që mori me Çekinë, ndërsa Mirlind Daku do të zëvendësojë Indrit Tucin në krye të sulmit.
Shqipëri-Ukrainë 1:2
Bajrami (P) 75′ / Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′
75′- 1-2/ Bajrami nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
10′- 0-2/ Konoplia pason me kokë brenda zonëz dhe Yaremchuk po me kokë dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
5′- 0-1/ Një top ngel në zonën tonë, me Zinchenkon që godet dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.