Sport

FOTO/ Spikatin 2 lojtarë të Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Spikatin 2 lojtarë të Kombëtares, njihuni me

Një tjetër fundjavë pozitive ishte kjo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj i cili realizoi gol me penallti për Sivaspor në transfertën e Gaziantep.

Silvio Merkaj pozicionohet në vendin e dytë pasi shënoi për Sudtirol kundër Sampdorias. Ndërsa në vendin e tretë renditet Frederik Veseli pasi bëri një performancë të mirë për 90 minuta në fitoren e Sudtirol.

Arlind Ajeti dhe Albion Marku janë vlerësuar me notën 7.4 dhe vendosen në vendin e 4-të dhe 5-të.

FOTO/ Spikatin 2 lojtarë të Kombëtares, njihuni me

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH