Sport

FOTO E DITËS: Shqipëria dorëzohet në Botërorin e Skive, Colturi dhe Xhepa nuk ia dalin dot

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Shqipëria dorëzohet në Botërorin e Skive,

Kombëtarja shqiptare e skive ka zhgënjyer në kompeticionin madhor i cili mbahet në Saalbach të Austrisë, aty ku Lara Colturi dhe as Denni Xhepa nuk mundën të marrin rezultat të kënaqshëm.

Të shtunën ishte radha e sportistes italiane e cila mbron ngjyrat kuqezi të konkurronte, por ishte e pafat pasi rrëshqiti në lëshimin e parë të disiplinës slalom.

Në këtë pikë ajo e ka të pamundur të garojë më tej në lëshimin e dytë, duke bërë që të gjithë pritshmëritë të bien poshtë e shpresat për medalje të shuhen plotësisht. Kjo për faktin se besimi më i madh ishte te 18-vjeçarja e lindur në Torino. Ndryshe ishte paraqitja e saj të enjten në “giant slalom”, ku u rendit në vendin e shtatë e dhënë idenë se e shtuna do të ishte një ditë feste.

Por nga ana tjetër, dështim edhe nga skiatori tjetër kuqezi Danni Xhepa, që e mbylli garën në vendin e 36-të. Në disiplinën e Sllallomit Gjigant, Xhepa zuri vendin e 45-të në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin përmirësoi veten dhe u rendit në vendin e 37. Koha e përgjithshme bëri që 21-vjeçari të renditej i 36-ti shumë larg pritshmërive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH