Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij kanë nisur përgatitjet me ekipin e Dinamos për sezonin e ri. Në stërvitjet e para kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët që përfunduan sezonin e kaluar me skuadrën.
Përjashtim bëjnë dy futbollistë – Naser Aliji dhe Baton Zabërgja – të cilët janë aktualisht të grumbulluar me ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Aktualisht, Dinamo po stërvitet në fushën e Arbanës, ndërsa javën e ardhshme ekipi do të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në kushte më të mira.