
Personat që kanë një dobësi për ëmbëlsirat, sipas studimeve, shfaqin një aktivitet më të lartë në zonat e trurit që lidhen me ndjesinë e kënaqësisë dhe shpërblimit, si sistemi i dopaminës. Kur konsumojnë sheqer, këto zona stimulojnë prodhimin e kimikateve që nxisin humorin e mirë dhe ndjesinë e lumturisë.
Kjo përgjigje e shtuar e trurit shpjegon edhe pse shpesh lind dëshira për të konsumuar sërish ëmbëlsira. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata kanë aktivitet më të lartë të përgjithshëm të trurit – thjesht janë më të ndjeshëm ndaj stimujve të sheqerit.
Në thelb, sheqeri nuk është thjesht një kënaqësi për shijen – është një përjetim që aktivizon trurin dhe nxit ndjesi pozitive, sidomos tek ata që kanë një “sweet tooth”.