Showbiz

Shtatë banorë në televotim, por ndodh e papritura për Gjestin!

Shkruar nga Liberale

Shtatë banorë në televotim, por ndodh e papritura për

Mbrëmjen e kaluar, shtatë banorë kanë shkuar në televotim në Big Brother VIP. Gerta, që është në nominim të përhershëm, u shoqërua nga Gjesti për shkak të shkeljes së rregullave, ndërsa Miki, Kelly, Ola dhe Vserlo u nominuan pas procesit “dy emra, dy arsye”.

Një zinxhir shpëtimi përcaktoi liderin e javës, ku Gerta mbeti e fundit dhe fitoi avantazhin për të çuar një banor në nominim. Ajo zgjodhi Valbonën dhe automatikisht edhe Laertin, pasi luajnë si një konkurrent i vetëm. “Çfarë lojtare je, je super lojtare Gerta Gixhari,” u shpreh Valbona me ironi.

Ndërkohë, Gjesti u dënua të vishet me kostum pule dhe të ngrohë vezë, pasi qëlloi Vserlon dhe Olën me vezë në kokë, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH