Vetëm 24 orë pas deklaratave të tij në favor të Hitlerit dhe nazistëve, Kanye West shkaktoi sërish reagime, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për Diddy dhe duke u tallur me sulmin e muzikantit ndaj Cassie . Reperi 47-vjeçar, i cili është vënë vazhdimisht në shënjestër për deklaratat e tij, fillimisht postoi në llogarinë personale në Twitter një foto të Diddy-t, i cili aktualisht ndodhet në burg në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit të femrave për shfrytëzim seksual.
Ky imazh vjen nga pamjet e sigurisë së hotelit, të cilat janë marrë në vitin 2016 dhe kapin momentin përpara se Sean Combs (Diddy) të godiste me grushte dhe shkelma partneren e tij të atëhershme, Cassie. Në mbishkrimin e postimit të tij, Kanye West shkroi:
“Kur një mashkull e do vërtet një grua, ai mund ta shprehë atë me inat. Identifikohem me të dyja palët”, ndërsa në një pikë tjetër shprehet: “Duhet ta duash vërtet tjetrin që të arrish deri në pikën që të rrezikosh gjithçka”.
Më pas ai postoi një foto të një xhupi që ka në shitje në faqen e tij të internetit Yeezy, e cila është identike me atë që Cassie kishte veshur në videon e sulmit. West e quajti atë “Love Hoodie”.
Pamjet, të publikuara nga CNN në maj, tregojnë producentin tashmë të dënuar të muzikës duke sulmuar dhunshëm partnerin e tij të atëhershëm në një korridor hoteli në Los Anxhelos. Diddy, veshur vetëm me një peshqir të bardhë, shihet duke e goditur me grushte, shkelma dhe duke e hedhur në tokë.
Postimi i Kanye West erdhi një ditë pasi ai i bëri thirrje publikisht Donald Trump që të ndërmjetësojë për lirimin e Diddy nga burgu. Komentet e tij ndezën stuhi reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehën shqetësimin për sigurinë e bashkëshortes së tij, Bianca Censori, si dhe për faktin se ai është baba i dy vajzave, North 11-vjeçare dhe Chicago-s 7-vjeçare, të cilat i kishte me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian.
Në disa komente thuhet: “Kjo nuk është dashuri o vëlla, por urime që u ekspozove kështu. Tashmë të gjithë e dimë si e trajton Biankën”, “e ka goditur me grusht, për çfarë e ke fjalën konkretisht?”, “ke vajza dhe flet kështu. Turp”.
Kanye West kishte ndezur tashmë një valë reagimesh të enjten mbrëma, me një zhurmë ekstreme në X (ish-Twitter) plot me komente antisemite, seksiste dhe homofobike.
Në mesditën e 7 shkurtit, ai e çoi sfidën në ekstrem, duke publikuar mesazhe në të cilat ai e quan veten nazist dhe deklaron se dashurinë e tij për Hitlerin.