Showbiz

“Mund të jetë edhe Egla nëse nuk pëson ndonjë aksident rrugës”, vëllai i Jul Dedës “përcakton” finalen e madhe të ‘Big Brother’

Shkruar nga Liberale

“Mund të jetë edhe Egla nëse nuk pëson ndonjë

Mario, vëllai i Julian Dedës, ka treguar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si po e shikon lojën e vëllait të tij brenda shtëpisë së BBV duke bërë edhe një analizë bazuar edhe tek banorët e tjerë.

I ftuar në studio në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë, Mario ka zbuluar gjithashtu edhe se cilët banorë shikon në finalen e këtij edicioni.

Duke marrë shkas nga debatet e shpeshta të Julit me Romeon, ndonjëherë pak të ekzagjeruara edhe për fjalorin që përdorin, a mendon Mario që Juli ka dalë ndonjëherë nga vetja?

“Nga këto konfrontimet me Romeon nuk është se ndihem keq në përgjithësi. Më vjen keq për Romeon që nuk e ka fjalorin e pasur, po ta kishte fjalorin e pasur ai e kishte çmontuar Julin në një formë tjetër. Nuk ka nevojë që t’i thotë i paburrë, ti je maniak apo nuk je profesionist i mirë. Mundet ta sjellë rrotull dhe ta çmontojë mirë, ta argumentojë atë fjalë që thotë”.

Sipas Marios duke marrë parasysh lojën e banorëve deri më tani, ai shikon në finale:

“Në finale është pak a shumë e dukshme që do të jetë Juli me Romeon. Kam një përshtypje edhe për Eglën nëse nuk ka ndonjë aksident rrugës, jo ndonjë zarf të zi por zarf ulërimë. I katërti nuk e di me thënë të vërtetën sepse janë shumë të luhatur.

Ilnisa dukej në fillim por tani ka një muaj e gjysmë pushime. Meritoni ishte gropë në fillim dhe ka pothuajse dy javë që i bën sens qarkullimi i vet. Heidi ka romancën por që mundet t’i dështojë dhe t’i dalë kundra sepse ajo nuk di të bëjë kalkulime”.

Ai u shpreh se nuk e lëndojnë fjalët që Romeo thotë për Julin, por zbuloi një rast brenda shtëpisë së BBV i cili e ka lënduar shumë por që nuk kishte të bënte me Romeon.

“Më ka ardhur keq nga pyetja e Julias për Heidin. Është e para herë në jetën time ose të paktën ashtu mendoj se u ndjeva që kuptova se sa e rëndë është për dikë kur e shajnë nga motra. Ashtu mu duk vetja.
Julia i tha një ditë Julit gjasme sikur po bëj një pyetje nga ato të përvojës time shumë të mprehtë jetësore. Si ta formuloj pra Juli tërhiqet nga Heidi ose Julit i pëlqen Heidi në kuptimin kafshëror të fjalës. Aty u ndjeva pak në siklet sepse e lexova edhe tek Juli që ndjeu një lloj turpi. Le ta pranojmë që ne jemi goxha njerëz më tradicional sesa disa vende të çuditshme ku Julia punon ‘underground’ për të qenë e integruar ndoshta atje tek këto metropolet e mëdha të botës por ne nuk punojmë ‘underground’ për të qenë të hapur aq sa Julia edhe e keqkuptojmë”.
Më tej ai shtoi se:

“Kjo ishte më e rafinuar edhe më e stisur si pyetje sepse ishte menjëherë pas mungesës së fjalorit të Romeos teksa i thotë maniak, që përfshihesh për të ndarë një çift sepse do të përfitosh në këtë mes”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH