Blogerja e njohur Armina Mevlani, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit foto e video të ndryshme.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”.
Edhe këtë herë Armina nuk i ka shpëtuar pyetjes për fëmijët dhe kur do bëhet nënë, pyetje kjo që i bëhet vazhdimisht.
Por ajo e ka pritur mirë këtë pyetje, duke i kthyer një përgjigje të sinqertë ndjekëses.
“Për momentin po shijoj jetën. Ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”, ka shkruar Armina në foton e publikuar në Instragram.