Showbiz

Kanye West ndalon gruan të përdorë rrjete sociale! Bëhet e ditur arsyeja e kësaj ndalese

Shkruar nga Liberale

Kanye West ndalon gruan të përdorë rrjete sociale! Bëhet e

Bianca Censori e ka të ndaluar nga burri i saj Kanye West që të përdorë rrjetet sociale. Sipas burimeve të brendshme të çiftit, West shprehet se arsyeja e kësaj ndalese është për ta mbrojtur atë nga komentet negative. Miqtë e afërt të saj kanë shprehur frikën se reperi po e ‘izolon’ duke mos dashur që ajo të përdorë aplikacionet e mediave sociale.

Kanye West ndalon gruan të përdorë rrjete sociale! Bëhet e

Fansat kanë komentuar negativisht për Bianca-n, pasi Kanye postoi një seri fotosh pothuajse të zhveshura të saj në Instagram, ndërsa ai vetë është plotësisht i veshur.

Një burim i brendshëm theksoi se Censori kishte përdorur më parë mediat sociale në mënyrë aktive derisa ajo u martua me Westin dhe se sjellja e tij ndaj gruas së tij është ‘rrëqethëse’.

“Bianca ka pasur gjithmonë rrjete sociale dhe ajo ishte aktive në to, derisa u martua me West”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH