Besart Kelmendi i njohur ndryshe me si Gjesti, është shpallur fitues i Big Brother VIP Albania 4.
Pas më shumë se 100 ditësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, publiku ka votuar dhe ka vendosur që Gjesti, të jetë fitues i këtij edicioni dhe çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Ai arriti të fitojë zemrat e publikut dhe çmimin e madh. Gjatë gjithë rrugëtimit të tij në BBVA, ai u dallua për karakterin e fortë dhe marrëdhëniet e veçanta me banorët.
Momenti i shpalljes së fituesit ishte emocionues, teksa Ledion Liço bëri publik rezultatin final, mes duartrokitjesh dhe festës në studio.
Fitorja e Gjestit është komentuar gjerësisht edhe në rrjete sociale, ku fansat e kanë përgëzuar për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme.