Showbiz

FOTO/ Gerard Depardieu godet me grusht paparacin legjendar në Romë, fotografi: Do ta padis!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Gerard Depardieu godet me grusht paparacin legjendar në Romë,

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu ka goditur me grusht Rino Barilari, paparacin e njohur në Romë.

Gjithçka ndodhi në një kafe-bar në Via Veneto, rruga e 'jetës së ëmbël' të viteve 1960, sipas fotografit të mirënjohur italian, shtatëdhjetë e nëntë vjeç, kur "ylli francez i filmit ishte ulur në një tavolinë jashtë kafeneje me miqtë e tij. 

Barilari u fsheh dhe arriti t'i fotografonte, por kur dolën nga dyqani, “vajza e shtyu dhe Depardieu e goditi tre herë me grusht”.

“Më dhemb koka, e dini nuk jam pesëmbëdhjetë vjeç, tani jam gati tetëdhjetë”, shtoi fotografi.

FOTO/ Gerard Depardieu godet me grusht paparacin legjendar në Romë,

“Paparaci” legjendar italian ka shkuar në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmën e parë dhe për të zbuluar nëse ka pësuar frakturë.

Ai ka bërë të ditur se ka ndërmend të bëjë padi kundër aktorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH