Bukuroshja Cindy Marina ka festuar festën e beqarisë me mikeshat e saj të zemrës. Ajo ka zgjedhur që këtë ditë të rëndësishme ta festojë në St Barth's.
Lajmin e bukur e modelja e ka ndarë në rrjetin e saj social me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka publikuar disa foto shumë të bukura, duke ndarë pak nga ajo cka ato kanë kaluar.
“Vajza më me fat në botë që ka mikesha kaq të mrekullueshme për të festuar këto momente të veçanta. Të thuash se lulëzuam në St Barth's nuk do të ishte mjaftueshëm! Fundjava më e mirë e jetës sime!", ka shkruar modelja.
Kujtojmë që Genari, djali i Jozefina Topallit, i bëri modeles një propozim tejet emocionues disa muaj më parë në Portofinon dhe tashmë ata janë gati për të kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.