Showbiz

Çfarë i ndodhi? Justin Bieber publikon foto duke qarë

Shkruar nga Liberale

Çfarë i ndodhi? Justin Bieber publikon foto duke qarë

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, i ka shqetësuar fansat e shumtë mbi gjendjen e tij emocionale. Ai ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet duke qarë.

Loti që i dilte nga sytë duke iu dredhur në faqe, bëri që fansat t’a mbështesnin këngëtarin me një sërë komentesh pozitive. Por sigurisht që kishte dhe persona që nisën duke aluduar se çfarë ka ndodhur m Bieber. Disa mendojnë se gjithçka lidhet me krisjen e marrëdhënies së tij me bashkëshorten, Hailey Bieber.

“Pse po qan, Justin, ne jemi këtu për ty vëlla. A je mirë vëlla? Zoti të do. Është shumë vonë të thuash më fal tani. “Të duhet një Selena Gomez”, ishin disa nga komentet e fansave krahas postimit të këngëtarit.

Ndërkohë kujtojmë se çifti u martuan në vitin 2018, pavarësisht zhurmës së vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre. Ata janë përballur me thashethemet e ndarjes edhe herë të tjera, shpesh duke shuar spekulimet.

Megjithatë nuk dihet nëse lotët e Justin ishin gëzimi apo trishtimi, ndërsa përsa i përket marrëdhënies me Hailey-n akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH