Showbiz

“Çfarë do të bëje nëse do të fitoje 100 mijë euro?”, Dijonisi habit me përgjigjen

Shkruar nga Liberale
“Çfarë do të bëje nëse do të fitoje 100

Ethet në “Ferma VIP” sa vijnë e shtohen. Përveç tensioneve që fermerët kalojnë çdo javë për televotimin dhe sfidat që u jep Agai, ata kanë filluar të mendojnë edhe për çmimin e madh, ku pjesa më e madhe synon finalen.

Në një bashkëbisedim me Dijonisin, Elsa e pyet atë se çfarë do të bënte nëse do të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Por Dijonisi në përgjigjen e tij ka qenë i prerë. Ka thënë se do i fus në bankë dhe ti ketë për më vonë, pasi shtoi se edhe kur i ka pasur gjendje një shumë të tillë nuk ka bërë asnjë lloj projekti.

Elsa: O Dio po ti kishe parë ato 100 mijë euro çfarë do bëjë?

Dijonisi: I kam moj Els dhe nuk ke çfarë bën me to. Do i marr e do i fus në bankë

Elsa: Pse? Njeriu mund të realizojë projekte shumë interesante me 100 mijë euro

Dijonisi: Unë i kam pasur moj Els e nuk kam bërë asgjë. Nuk pres të marr 100 mijë euro këtu. Nuk kam pritur ti marr këtu. Do i fus në bankë një herë ti kem, po doli ndonjë opsion për ti investuar, shohim

Elsa: Shumë mirë, mendim i mirë është

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH