Brad Pitt udhëtoi për në Mexico City për premierën e filmit të tij të ri “F1″, ku foli për kalimin e kohës dhe atë që ajo i ka mësuar personalisht.” Çfarëdo gabimi që të bësh, thjesht mëson prej tij dhe ecën përpara. Do të të çojë drejt suksesit të radhës”, tha aktori 61-vjeçar për Entertainment Tonight.
Ai shtoi: “Kur arrin në moshën time, e kupton vërtet sa e rëndësishme është të jesh i rrethuar nga njerëz që i do dhe që të duan.” Në këtë fazë të jetës së tij, ai përqendrohet te miqtë dhe familja e tij dhe “kaq. Është një ekuacion mjaft i thjeshtë ”, përfundoi ai (supozojmë se te miqtë dhe familja ai llogarit edhe partneren e tij, Ines de Ramon).
Në filmin “F1”, një pilot i pensionuar i Formula 1 kthehet në sport për të stërvitur një pilot më të ri. Brad Pitt luan bashkë me Javier Bardem dhe Kerry Condon, me regji nga Joseph Kosinski, i cili shkroi edhe skenarin me Ehren Kruger.
Kur një gazetar e pyeti nëse përvoja e këtij filmi e tundoi të mendonte vërtet për veten në vendin e shoferit, ai u përgjigj: “Nëse do të isha pak më i ri, do ta bëja atë kthesë. Mendoj se po. Është madhështore , një ndjenjë që nuk e kam pasur kurrë më parë. Ndjen fuqinë, ndjen mënyrën se si këto makina mund të qëndrojnë në rrugë ndërsa marrin një kthesë me shpejtësi, është mahnitëse.”
View this post on Instagram