Edhe pse vetëm pak ditë më parë, Princ Leka u dënua nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia, trashëgimtari i kurorës, duket i pashqetësuar nga ky fakt.
Madje ai ka vijuar me angazhimet publike, ku rolin e shoqërueses së tij e ka marrë partnerja e re, Blerta Celibashi. Burime bëjnë me dije se tashmë që ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti i ri është duke menduar për dasmën e tyre.
Ndryshe nga martesa e parë, me Elian që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë.
Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë hermetike lidhur me informacionet për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i afert është njohur tashmë me detajet e para.