Letërsi

LIBRI I DITËS: "Lexoni trupin tuaj, shëndeti sipas japonezëve", një udhërrëfyes i të jetuarit mirë...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Lexoni trupin tuaj, shëndeti sipas

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Lexoni trupin tuaj, shëndeti sipas japonezëve

Origjinali: Reading the body

Gjinia: Mjekësi tradicionale

Autori: Wataru Ohashi

Shqipëroi: Fon Ilia

Shtëpia botuese: West Print

Viti: 2024

Mbi librin

Ohashi të ndihmon të mësosh këto sekrete duke ju treguar se si mundet “të lexosh trupin tënd”, të pëcaktosh si gjendjen fizike ashtu edhe atë shpirtërore siss shfaqet te uni ynë fizik. Sepse, siç vëren Ohashi: “Trupi është manifestimi fizik i shpirtit,” postura, tiparet dhe tekstura e lëkurës tënde mund të tregojnë se cili me të vërtetë je.

Ky nuk është thjeshtë një libër mbi shëndetin dhe shiatsu: është një udhërrëfyes i të jetuarit mirë. Objektivi është që të gjendt unitet mes trupit,mendjes dhe shpirtit, duke theksuar se çdokush ka fuqinë dhe dobësinë dhe që të trajtosh dobësitë është po aq e rëndësishme sa edhe të përdorësh fuqitë.

Mbushur me diagrame, vizatime dhe diagnoza për shembull, ky nuk është vetëm një udhërrëfyes praktik, sepse “duke lexuar trupin” mundesh të thuash se cilat teknika shiatsu shërbejnë për meridianët e ndryshëm të energjisë së trupit, por është edhe një meditim i mrekullueshëm se si duhet të jetojmë.

Pak nga jeta e autorit

Wataru Ohashi lindi në vitin 1944 afër Hiroshimës. Pas studimeve në Universitetin Chuo dhe trajnimit me mjeshtër të ndryshëm të mjekësisë tradicionale orientale, ai udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara dhe mbërriti në Uashington në vitin 1970. Ai punoi në qendrën e trajtimit Watergate, selia e Partisë Demokratike ku bëri shiatsu për figurat më të mëdha në politikën amerikane të asaj kohe.

Demokratët më pas spiunohen nga qeveria. Mikrofonat zbulohen në Watergate dhe skandali që pasoi e shtyn presidentin republikan Richard Nixon të japë dorëheqjen. Një gazetë e madhe shkruan në faqen e parë se Ohashi është i vetmi person në këtë konflikt që ul tensionet. Me këtë mbulim të papritur mediatik, një audiencë e madhe zbuloi shiatsu. Duke përfituar nga fama e tij e re, ai hapi një shkollë në Nju Jork në 1974.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH