Letërsi

LIBRI I DITËS: Këtu ka qenë Roma, shëtitje të sotme në qytetin e lashtë

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: Këtu ka qenë Roma, shëtitje të sotme

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Këtu ka qenë Roma, shëtitje të sotme në qytetin e lashtë (kopertinë e trashë)

Gjinia: Histori

Autori: Viktor Sonkin

Shqipëroi: Mukades Mançe

Shtëpia botuese: Fan Noli

Viti: 2019

Numri i faqeve: 456

Mbi librin:

Libri “Këtu ka qenë Roma” tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre. Të kalosh pranë ndërtesës së Ministrisë së Financave, ku nuk ka ndonjë rrënojë antike, është një gjë e zakonshme, por është krejt ndryshe të mësosh, se në këtë vend, që quhej “Fusha e mallkuar”, janë varrosur priftëresha vestale (virgjëreshat e Vestës), të cilat kishin shkelur betimin e dëlirësisë.

Edhe sot e kësaj dite kockat e tyre ndodhen aty nën tokë, fare pranë këmbëve tuaja. Përmes këtij libri synojmë të thërresim fantazmat e heronjve antikë nga faqet e shkrimeve të autorëve të lashtë dhe nga tekstet e mërzitshme shkollore dhe t’i vendosim ato në vendin që kanë pasur kur ishin gjallë, kur dashuronin, kur luftonin, kur bënin prapësira, kur shisnin dhe blinin si dhe kur thurnin intriga.

Në qoftë se keni planifikuar një udhëtim në Qytetin e Përjetshëm apo sapo jeni kthyer prej andej, ky libër do t’ju bëjë të udhëtoni nëpër Romën antike pa u ngritur aspak nga kolltuku juaj i rehatshëm.

Pak nga jeta e autorit:

Victor Sonkin është autori i "Here Was Rome", një udhëzues historik për qytetin antik (botuar në rusisht në 2012; një version i rishikuar në anglisht 2017) dhe "Ne jetojmë në Romën e lashtë", një enciklopedi për fëmijë.

Sonkin ka kontribuar me qindra komente, artikuj dhe ese në The Moscow Times (botimi më i madh rus në gjuhën angleze), Times Literary Supplement, Russian Life, The One Magazine, New Internationalist dhe botime të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH