RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: Këngë e ëmbël
Gjinia: Roman
Autori: Leila Slimani
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2017
Fq: 195
Mbi librin
Kur Miriami, nënë e dy fëmijëve të vegjël, pavarësisht ngurrimeve të të shoqit, vendos që ta rifillojë veprimtarinë e saj në gjirin e një studioje ligjore, çifti vihet në kërkim të një dadoje. Pas disa intervistash të rrepta ata punësojnë Luizën, e cila fiton shumë shpejt dashurinë e fëmijëve dhe pak nga pak zë një vend qendror në vatrën familjare. Dalëngadalë fillon të mbyllet kurthi i varësisë së ndërsjelltë e cila do të shkojë deri në dramë.
Pak nga jeta e autorit
Leïla Slimani (lindur më 3 tetor 1981) është një shkrimtare dhe gazetare franceze-marokene. Ajo është gjithashtu një diplomate franceze në cilësinë e përfaqësueses personale të presidentit francez Emmanuel Macron në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Në vitin 2016, ajo u nderua me çmimin Goncourt për romanin e saj Chanson douce.