Studentët e aktrimit në UET kanë kryer një punë të shkëlqyer me shfaqjen e dy veprave të reja, "Vdekja e Stalinit" dhe "Stilografi".
Me regjinë dhe interpretimin e tyre, ata kanë sjellë në skenë performanca të mrekullueshme.
Nën drejtimin e pedagogut Armand Bora, dy veprat e autorit Pëllumb Kulla, erdhën për audiencën me regji dhe interpretim të studentëve të Arteve Skenike.
Tek "Vdekja e Stalinit", regjia ishte e Selena Daci dhe Tauland Merkaj, ndërsa interpretimi nga Selena Daci, Redjan Shkmbi, Lirie Cani, Ridvaldo Cela, Erdi Mara, Elvi Qorri, dhe Renard Skuqi.
Ndërsa për "Stilografi", regjinë e kishin Ridvaldo Cela dhe Renard Skuqi, interpretimi është bërë nga Selma Bakalli, Erdi Mara, dhe Elvi Qorri.