Arte

PIKTURA E DITËS: "Pylli i errët"- Nga artisti Arben Golemi 

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Pylli i errët"- Nga artisti Arben

Piktori Arben Golemi në këtë vepër simbolizon “thjesht” natyrën e errët të shpirtit njërezor, pikërisht tensionin dhe mistikën e natyrës së egër, ku trungjet ngushtohen me njëri-tjetrin duke reduktuar hapësirat në minimumin e domosdoshëm.

Ai njihet për pikturat e tij në formate të mëdha dhe për stilin e tij unik të pikturuarit, ku mbizotëron silhueta arkitekturore dhe forma.

Arben Golemi e nisi rrugëtimin e tij të artit i frymëzuar nga qyteti ku lindi, në vitin 1954 – Berati, me kishat e tij bizantine, afresket mesjetare dhe ansamblet muzeale. Pasi studioi arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe teori arti në Akademinë e Arteve po në Tiranë, ai iu përkushtua ngjyrave, duke i shkrirë ato me hapësirën; duke ruajtur karakterin dhe origjinën.

Kështu ai krijon mbi misterin e qyteteve të vogla, monumentet e tyre, për grataçelat e metropoleve, por edhe për detin dhe pyllin që rritet në imagjinatën e tij.

Arben Golemi, një piktor i shquar i brezit të tij, është një figurë që shpreh me forcë poetikën e agresivitetit në artin e tij. Vepra e tij shfaq një përzierje të ndjenjave romantike dhe brishtësisë natyrore, duke e bërë artin e tij një reflektim të lirizmit dhe spontaneitetit.

Kontrastet dhe përthyerjet e ngjyrave që përdor imponojnë vëmendjen e spektatorëve, duke i ftuar ata të shohin dhe kuptojnë përmes perceptimit të tyre.

Golemi është i njohur për dinamikën e tij mahnitëse dhe ekspresivitetin befasues, që shpesh vjen në përmasa të mëdha, duke ofruar një liri interpretimi për ata që e vëzhgojnë.

Ai ka arritur të krijojë një identitet të fortë artistik, aq sa admiruesit e tij e njohin veprën pa pasur nevojë të kërkojnë nënshkrimin e tij.

Përmes një stili agresiv dhe imponues, Golemi ka arritur të rrëfejë universin e shpirtit të tij krijues, duke krijuar një lidhje të thellë me ata që e përjetojnë artin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH