Arte

PIKTURA E DITËS: “Perla”- Portret i divës shqiptare, Tefta Tashko Koço (IN MEMORIAM)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Perla”- Portret i divës shqiptare, Tefta

Piktura në vaj e divës shqiptare Tefta Tashko Koço, e titulluar ‘Perla’, pikturuar nga piktorja Suela Pulaha Brown kor suksesin e parë! Broën morri pjesë me këtë pikturë në

Ekspozitën e Festivalit të Artit 2019, të zhvilluar përgjatë muajit Shkurt në Galerinë e Arteve të qytetit Nuneaton, Angli, ku dhe u vleresua me Çmimin e 1-rë në kategorinë e portretit, si dhe me trofeun David Wilson.

Piktura u përzgjodh nga rreth 700 piktura që morën pjesë në konkurim.

Piktura e Divës Shqiptare, tërhoqi vëmendje të veçantë të kritikës si dhe publikut artdashës në Angli.

PIKTURA E DITËS: “Perla”- Portret i divës shqiptare, Tefta

Tefta Tashko Koço, ishte ndër të parat soprano shqiptare, që solli muzikën operistike në vendin tonë.

Bashkë me një grup artistësh ajo hodhi themelet e muzikës profesioniste shqiptare dhe njëkohësisht u bë një nga interpretueset më të shquara të këngës sonë popullore.

Koleksioni i disqeve me këngët e saj është një dëshmi e bukur dashurie e përkushtimi ndaj artit dhe popullit të saj.  Ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare në 30 dhjetor të vitit 1947.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH