Arte

PIKTURA E DITËS: "Odriçan"- Vepër e realizuar nga Minella Tanellari në vitin 1983

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Odriçan"- Vepër e realizuar nga

Minella Tanellari, është një ndër peizazhistët më të mirë shqiptarë. Në peizazhet i tij binte në sy teknika “alla prima” e penelatave të ngjyrave dhe stili impresionist.

Minella Tanellari është një ndër piktorët më të njohur që ka nxjerrë traditat e artit përmetar.

Ai lindi në vitin 1943, në fshatin Lipë, nga ku kanë dalë edhe disa intelektualë të shquar përmetarë.

Pas përfundimit të shkollës 7-vjeçare në qytetin e Përmetit, fitoi konkursin në Liceun Artistik Tiranë për pikturë të cilën e përfundon në fund të viteve 50. Pas përfundimit të liceut filloi punë si piktor pranë Shtëpisë së Kulturës Përmet.

Pas dy viteve punë kreu shërbimin e ushtarak në Gjirokastër, ku gjatë kësaj periudhe bie në kontakt me “Piktorin e popullit” Guri Madhi, i cili punoi për disa vjet aty, siç qarkulloheshin kuadrot asaj kohe për të njohur më mirë realitetin e kohës.

Deri në fillim të viteve 70 në qyetin e Përmetit në fushën e pikturës kryenin veprimtarinë krijuese dy-tre piktorë amatorë dhe Minellës nuk ju krijua mundësia të shpaloste aftësitë e tij në këtë fushë, për të cilën kish studiuar.

Ai deri në fillim të viteve 90 iu kushtua tërësisht peizazhit, veçanërisht atij përmetar, por dhe më gjerë, ai mori pjesë rregullisht në të gjitha ekspozitat kombëtare dhe është vlerësuar edhe me çmime kombëtare në këto ekspozita.

Ai u nda nga jeta më 4 dhjetor 2023), në moshën 80-vjeçare, duke lënë një trashëgimi të pasur artistike, por dhe një emër të mirë në rang kombëtar. 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH