Piktura është ideuar nga gjeniu i pikturës sonë si një nderim për ceremonialin e dasmës shqiptare. Piktura kuadron pjesën më emocionale të një rituali martesor shqiptar: shoqërimin e nuses nga shtëpia e saj.
Gëzimi i familjarëve, fqinjëve dhe pjesëmarrësve vihet re lehtësisht falë aftësive mahnitëse të një prej piktorëve më të shquar shqiptar, Kol Idromenos
(1860-1939).
Tabloja u përfundua në vitin 1924, pasi kishte marrë pesë vjet punë të vazhdueshme dhe delikate. Veprat e mëdha kërkojnë punë, vullnet dhe talent. Kjo pikturë me të drejtë konsiderohet sot një “thesar etnografik” i artit shqiptar.