Arte

17-vjeç dhëndër dhe në kërkim nga policia, këngëtari Çlirim Denaj rrëfen si u njoh me gruan

Shkruar nga Liberale
17-vjeç dhëndër dhe në kërkim nga policia,

Këngëtari i Çlirim Denaj ka treguar si është njohur me bashkëshorten e tij që në moshë të re dhe më pas është bërë baba pak kohë më vonë.

Në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Denaj tha se ishte dashuri me shikim të parë, teksa ka rrëfyer dhe një histori të pazakontë. 

Ai tha se rrogën e parë ia ka çuar babait të tij, i cili u ndje jashtëzakonisht i lumtur.

Pranvera Borakaj: Ku u njohët? Se më bëri përshtypje pak më parë se the “aty u disiplinova dhe mendova jetën ta merrja seriozisht”, që tani tingëllon pak cudi, se 17 vjeç dhe djalë i ri akoma dhe faktikisht e morët shumë seriozisht se u lidhët, u martuat dhe u bëtë baba shumë shpejt.

Çlirim Denaj: Si rregullore ushtarët merreshin mbas moshës 18 vjeç. Po babi më nisi më përpara, edhe kishte miqësi ai që ta bënte këtë punë dhe ia di për faleminderit. Natyra ime ekspresive dhe liberale ishte që unë bridhja edhe nëpër këto festat ose këto mbrëmjet që bëheshin të ndërmarrjeve ose të shkollave.

Pranvera Borakaj: Këndoje aty?

Çlirim Denaj: Kisha edhe ca shkoë të mi aty të rritur që kishin një grup muzikor dhe shkoja me ata.

Pranvera Borakaj: I bije fizarmonikës, kitarës, këndoje apo thjesht i shoqëroje?

Çlirim Denaj: Jo, unë i shoqëroja sepse i kisha shumë afër shtëpisë ata dhe isha i lidhur me ata, jo se i bija unë instrumentit. Ata ishin tre vëllezër, të tre i binin instrumentëve. Këtu u njoha me Ladisllavën, kërcyem një herë, kërcyem dy herë, tre herë, aty u lidhëm.

Pranvera Borakaj: Ishte dashuri me shikim të parë?

Çlirim Denaj: Po sigurisht, nuk e kisha parë asnjëherë dhe më e çuditshmja është që kisha edhe një shokun tim të ngushtë, ai kishte një të dashur, ishim ushtarë bashkë në Elbasan dhe kishte një të dashur në Elbasan dhe më thotë mua “Çimi a shkojmë e takojmë dhe Florikën?” Hipim në autobus dhe shkojmë në Elbasan mbasdite, doli ajo për ta takuar, e morën vëllezërit e saj vesh, u bë sherr, rrëmujë, zhurmë atje, u larguam ishte vonë, nuk kishe as makina, ça do bënim, u futëm në hotel. U futëm në Turizëm, si të bënim se kjo kishte ikur nga shtëpia, dhe unë nga shtëpia pa leje dhe ndenjëm nja tre ditë dhe erdhi policia. Ishte bërë alarm, na gjetën në hotel. I ati i saj më tha e gëzofsh tani vajzën. Njëkohësisht kishte ngelur dhe shtatzënë dhe kështu mbasi kjo lindi unë bëra një darkë për dasmë me familjen e saj dhe familjen time.

Çlirim Denaj: Pse mos të merrem me muzikë thashë. Dhe regjistrtohem te shkolla e liceut.

Pranvera Borakaj: Në vitin e?

Çlirim Denaj: Pas ushtrie, një vit mbas ushtrie. Isha martuar atëherë. Regjistrohem në lice dhe ato lëndët e përgjithshme nuk i bëja se i kisha bërë dikur. Aty në klasë, në mesimet e liceut, solferin duhet ta këndoje me zë, mirëpo kisha shok të klasës që ishin në teatrin e operas, në Ansamblin popullor, në Ansamblin e Ushtrisë dhe më thanë “ti ke zë, pse s’vjen të këndosh sepse në ansamblin e ushtrisë kanë dalë në pension dhe kanë vende të lira”. Ka qenë Kujtim Laro udhëheqës artistik dhe shkova e takova. Këndoja me kitarë, kam blerë kitarën që 14 vjeç, vajta në Durrës për ta blerë. Më dëgjoi dhe më tha që të konkurroj kur të shpallej konkursi. Vajta në konkurrim dhe fitova dhe fillova punë. Rrogën e parë që mora, 5 mijë e njëqind lekë, ja çoj babit në tavolinë.

Pranvera Borakaj: Kjo ishte pasi kishte lindur djali?

Çlirim Denaj: Po.

Pranvera Borakaj: Pra ishit në shkollë, ishit bërë baba, ishit martuar, jetonit me familjen dhe morët rrogën e parë 5 mijë e 100 lekë.

Çlirim Denaj: Po, aq ishte jyrka për herë të parë. Urdhëro i thashë babit, rroga. “Dëgjo more bir, më tha, unë kam rrogë shumë të mirë dhe nuk kam nevojë për rrogën tëndë. Ti tani je artist, mbaje rrogën, por  po të jap një porosi. Kur të ulesh me shokët në tavolinë mundohu ta qerasësh ti tavolinën.

Sepse është personalitet, mos u bëj si disa njerëz të tjerë që bëjnë sikur krruajnë xhepin dhe s’paguajnë. Paguaj, por jo të të bëjnë për budalla, ta bëjnë shpesh. Dhe mua s’ma mori rrogën babi asnjëherë.

Pranvera Borakaj: Jam shumë kurioze, babai, kur ju i çuat rrogën e parë, u ndje i lumtur që ishe i zoti veten, morët përgjegjësi për familjen, apo se vazhdove rrugën e artit që babai e kishte shumë merak t’ju orientonte drejt saj?

Çlirim Denaj: E kishte, por ja lashë përgjysmë dhe më thoshte gjithmonë dhe më thoshte “ah mor bir do ta kuptosh këtë punë kur të rritesh”. Dhe vërtet e kam kuptuar kur kam qenë ushtar, ka qenë ansambli i ushtrisë, kam qenë ushtar në Elbasan dhe shkova në Turizëm me një shokun tim dhe i shoh këta atje.e di si i quaja, si Perëndi më dukeshin. Nuk mendoja kurrë që do hyja vetë. Dhe erdhi dita që hyra vetë dhe para se të hyja më thoshte babi “mor bir dëgjo, aty hyjnë fëmijët e muzikantëve, të Çesk Zadesë, Tish Dajisë, ne s’kemi miqësi në art. Ne jemi veriu, krahu i jugut është ndryshe. Unë kisha besim që do hyja sepse kisha marrë fjalën nga Kujtim Laro. Kur hyra iu bë qejfi jashtëzakonisht shumë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH