Aktualitet

Luiz Ejli dhe Kiara u bashkuan, po te PD-ja a ka vend për bashkim? Ja si përgjigjet Berisha

Shkruar nga Liberale
Luiz Ejli dhe Kiara u bashkuan, po te PD-ja a ka vend për bashkim? Ja si

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku u përfshi në ngjarjet që ndodhin në Big Brother. Luiz Ejli shprehu hapur simpatinë për Berishën, ndërkohë që ky i fundit lidhur me bashkimin e PD-së, uroi këngëtarin dhe Kiara Titon.

Lorenc Vangjeli iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha nëse do të ketë bashkim mes tij dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke përmendur dhe puthjen e Luizit me Kiarën e cila sipas analistit ishte më e kollajtë se një takim mes kreut të PD dhe Alibeajt.

Por, si duket Berisha e kishte parë “dasmën” dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”.

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë

Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit

Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?

Berisha: Secili ka diellin e vet, unë nuk ndërhyj në atë shoë, por urimin për martesë është gjëja më normale.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH