Aktualitet

Librat si aksesorë

Shkruar nga Liberale
Në një artikull të Nju Jork Times shkruhej se në Los Anxhelos flitet për ekzistencën e një profesionisti që njerëzit e famshëm do të paguanin për t’u zgjedhur librat që do të lexonin, ose më mirë: ata kur të dalin në publik të fotografohen me libra në duar, pavarësisht nëse i lexojnë apo jo. Në fakt, detyra e “stilistit të librit” nuk do të ishte rekomandimi i një libri për të lexuar, por t’i trajtonte këta të fundit sikur të ishin rroba, çanta dhe bizhuteri, si aksesorë, me pak fjalë, që t’i jepen personazhit të famshëm apo influencuesit në fjalë. Kjo nuk është hera e parë që librat trajtohen vetëm nga pikëpamja estetike ose për të sugjeruar një ide të caktuar intelektuale për veten; për shembull, profesionistëve që duhet t’u drejtohemi për të mbushur biblotekën e shtëpisë kombinuar me nuancat e dhomës së ndenjës. Mirëpo, kohët e fundit, librat kanë gjetur gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në modë dhe filma. Nuk është e qartë nëse ky është një interes i vërtetë për letërsinë apo nëse është thjesht një mënyrë për të vendosur një ton, por sipas disave, nuk do të kishte rëndësi; rezultati do të ishte pozitiv, pasi do të shikonim më shumë libra në qarkullim. Ai që ndoshta duhet të intervistohet për ekzistencën ose jo të një stilisti të librave është skenaristi që shkruajti një dialog disi grotesk që shfaqet në serialin televiziv “Lotusi i bardhë”, i vitit 2021. Dy studentë të pasur universiteti pyeten nëse janë duke lexuar të gjithë librat që shfaqin në plazh, por një personazh përgjigjet se ashtu siç kanë një stilist që zgjedh rrobat për ta, kanë edhe një njeri që zgjedh librat. Një nga momentet më përfaqësuese të martesës mes modës dhe letërsisë daton ndoshta në vitin 2019, kur modelja amerikane Kendall Jenner, nga familja e famshme Kardashian, ishte fotografuar në një jaht, teksa lexonte një kopje të mbushur me ese, i titulluar “Sonte unë jam dikush tjetër” nga Chelsea Hodson. Ai u konsiderua një libër elitar dhe shumë lexues kritikuan se libri ishte lidhur me një figurë shumë pop dhe jo inteligjente si Jenner. Megjithatë, libri u shit në Amazon brenda një dite dhe me atë rast autorja e tij deklaroi se kishte marrë shumë vëmendje sa ishte e zhgënjyer. “E kuptova që askush nuk është imun ndaj sharmit të të famshmëve. Ata janë në zemër të kulturës sonë dhe librat zakonisht qëndrojnë në periferi të saj, kështu që t’i shohësh bashkë mendoj se është diçka emocionuese për njerëzit”. Gjithashtu në vitin 2019, modelja Gigi Hadid u fotografua duke shkuar në sfilatën e Fendi-t në Milano, duke mbajtur në dorë një kopje të “I huaji” të Albert Camus, sikur të ishte një çantë clutch. Në të njëjtën kohë motra e saj Bella Hadid, gjithashtu modele, postoi në instagram një foto të romanit më të fundit të Stephen King-ut, shoqëruar edhe me një çantë vintage Louis Vuitton. Në vitin 2021 u fol shumë për Amanda Gorman, një poete e re afro-amerikane që lexoi një nga poezitë e saj gjatë ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden; ajo ishte shumë interesante, jo vetëm për bukurinë, por edhe për mënyrën se si lëvizte, veshjet, duke përfshirë një pallto të verdhë dhe një rrip të kuq Prada, ishte aq shumë e tillë, sa vetëm disa ditë më vonë arriti të nënshkruajë një kontratë me modelet e IMG, e cila është një nga agjencitë më të rëndësishme të modelimit në botë, që përfaqësonte Kate Moss, Gisele Bündchen dhe Gigi Hadid. Vitet e fundit, disa marka të veshjeve luksoze janë fokusuar gjithashtu shumë në lidhjen mes modës dhe librave. Një ndër të cilat është Valentino, veçanërisht në fushatën reklamuese The Narratives të kërkuar në 2021 dhe 2022 nga drejtori krijues Pierpaolo Piçioli, i cili jo vetëm citon pjesë të veprave të autorëve ndërkombëtarë, por merr edhe grafikën e kopertinave të librave. Në janar të këtij viti, kompania italiane e modës luksoze Etro, përzgjodhi qindra vëllime të vogla nga seria Little Library e shtëpisë botuese Adelphi, të cilat i shënoi me vulën ex libris të drejtorit krijues Kean Etro dhe ua dha të ftuarve që morën pjesë në sfilatën e meshkujve të organizuar në Universitetin Boçoni në Milano; disa libra u shfaqën edhe në xhepa apo në duart e modeleve, njësoj sikur të ishin aksesorë./Përgatiti: Liberale.al/ R.Dedaj
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ETRO (@etro)

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH